Shkodra tronditet sërish nga një krim i rëndë. Një atentat i mirëfilltë u shënua mëngjesin e sotëm me 2 viktimë e 2 të plagosur.
Syri Tv sjell pamjet e para të atentatit të ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës, në një lokal pranë bashkisë pranë shkollës “Koli Dromeni” në pedonale.
Viktima është Armando Pali, punonjësi i IMT-së dhe Liridon Kraja (Lushi) 31 vjeç. Të plagosur janë Erogen Vaso (Brajoviq), 43 vjeç, - vellai i Denis Brajoviç, e Meri Kaceri, 25 vjeçe
Armando Pali ka ndërruar jetë në lokal, ndërsa Kraja ka ndërruar jetë në spital, disa minuta më pas.
Autori, Ragip Gila, është arrestuar teksa ka tentuar të largohej.
Raportohet se autori i dyshuar u arrestua në tentativë për të ikur në zonën periferike të njohur si “shinat e trenit” në Shkodër.
Dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë Erogen Vaso, është vëllai i Denis Bajroviç (Bajri) i cili akuzohet për vrasjen e Gjin Ndojit.
Në lokalin ku ka ndodhur vrasja kanë mbërritur forcat e policisë.
Lexo dhe: Masakra në Shkodër/ Dyshohet se ishte shënjestra e atentatit, kush është i plagosuri Erogen Vaso
Ky është atentati i dytë që tronditi qytetin e Shkodrës brenda pak ditësh. Më 4 shtator po në qendër të qytetit u vra Kristjan Kola
Masakra ne Shkoder, 8 shtator 2025
Viktima
Armando Pali - Punonjws i IMT
Liridon Kraja (Lushi), 31 vjeç
I plagosur
Erogen Vaso (Brajoviq), 43 vjeç, - vellai i Denis Brajoviç
Meri Kaceri, 25 vjeçe
Autori i arrestuar
Ragip Gila
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, dyshohet se shtetasi R. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë janë plagosur shtetasi E. V. (B.), 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe shtetasja M. K., 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.
Gjithashtu, si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi A. P., ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi L. K. (L.), 31 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij dhe sekuestruan një armë zjarri automatike.
Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net