Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta anti-qeveritare në ditën e 18-të, qytetarët marshojnë në kryeqytet

EMRI/ Aksidenti i merr jetën fermerit në Lushnje

EMRI/ Aksidenti i merr jetën fermerit në Lushnje

19:08, 17/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor.

Viktima është identifikuar si Besnik Hasalla, 65 vjeç, banues në fshatin Garunjas, Njësia Administrative Ballagat.

65-vjeçari po drejtonte një mjet bujqësor, kur për arsye të paqarta, ka humbur kontrollin dhe është zënë poshtë nga mjeti, duke pësuar dëmtime fatale.

Hasalla nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit tragjik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco