SYRI TV/ Alarmohen burgjet, SPAK e RENEA - Dumani për rreth 1 orë në gjendje të fikti, raportohet për probleme kardiake

14:29, 07/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka përfunduar në spital. Gjendja e tij shëndetësore është stabël, ndërsa ngriti në këmbë të shtunën në mbrëmje drejtorinë e burgjeve, SPAK-un dhe RENEA-n, për shkak se për rreth një orë kaloi në gjendje të fikti. Ende nuk ka një qëndrim zyrtar mbi shkaqet e kësaj situate, por jo zyrtarisht raportohet për problem kardiake dhe mjekët sugjeruan shtrimin në spital.

Syri tv

Prej orës 19:00 të të shtunës, Nuredin Dumani, një nga bashkëpunëtorët e SPAK, është dërguar në Spitalin “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore. Pentito ka qenë duke ngrënë në qelinë e tij, kur nuk është ndjerë mirë dhe është rrëzuar, duke kaluar në gjendje të fikti, ç’ka ngriti në këmbë strukturat e sigurisë së Burgjeve, SPAK-n dhe RENEA-n. Paraprakisht raportohet për gjendje aritmie, rrahje të shpeshta zemre që I sollën edhe situatën e komplikuar, duke bërë që forcat speciale, nën masa të rrepta sigurie, ta dërgonin në spital. SPAK dërgoi një agjent të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për të ndjekur nga afër situatën shëndetësore të të penduarit të vet.

Pas një ore nën trajtim intensive, Nuredin Dumani u përmend dhe komunikoi me mjekët, të cilët nisën edhe plotësimin e raportit mjekësor. Ende nuk ka një qëndrim përfundimtar nga bluzat e bardha mbi shkaqet e kësaj situate, dhe po vlerësohen problemet me zemrën ose ndonjë helmim të mundshëm nga ushqimi. Megjithatë, kujtojmë se pendito, sipas familjarëve të tij, rreth 15 vite më parë, pas një aksidenti rrugor I është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi mjekët i zbuluan një problem me zemrën për të cilin u tha se u rehabilitua. Prej mesnatës së kaluar killer me pagesë ndodhet në kujdes intensive në reanimacionin e kardiologjisë pranë Spitalit “Nënë Tereza” dhe mjekët sugjerojnë të qëndrojë deri në rikuperimin e plotë shëndetësor.

Dumanit i janë marrë të gjitha analizat si dhe i janë bërë skanimet dhe ekzaminimet përkatëse që të dilet në një përfundim konkret mi situatën e tij shëndetësore. Për shkak të statusit të tij të veçantë si i penduar i drejtësisë dhe informacionit të ndjeshëm që ka dhënë mbi aktivitetin e grupeve të strukturuara kriminale, Nuredin Dumanit i është rezervuar një dhomë e veçantë me kufizime ekstreme të takimeve përveç mjekut që e ka marrë në mbikëqyrje dhe personave të autorizuar. Dumani ka dhënë dëshmi kyçe në mbi 13 ngjarje të rënda kriminale ku ai ka marrë pjesë si dhe për disa organizata kriminale që ka patur informacione dhe që kanë ndihmuar SPAK-un në goditjen dhe shpërbërjen e disa prej grupeve më të fuqishme kriminale në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco