Pas një konflikti ndërmjet dy familjeve në Durrës janë plagosur tre persona. Ata janë goditur me thikë dhe me mjete të forta.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në lagjen 15 të qytetit bregdetar.
Burime nga policia thonë për mediat se në konflikt janë përfshirë dy familje të cilat banojnë pranë njëra - tjetrës.
Mësohet se në urgjencën e spitalit të Durrësit kanë mbërritur tre të plagosur.
Policia po bën dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Ende nuk dihet shkaku këtij sherri, ndërsa po punohet për kapjen e autorit, i cili është larguar menjëherë.
© SYRI.net