VIDEO/ Zbulohet plantacioni gjigant kanabisi në Malësi të Madhe/ Sekuestrohet 4.6 ton drogë, 14 të arrestuar dhe 10 të shpallur në kërkim

11:11, 07/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Shtetit ka goditur një tjetër rast masiv të kultivimit dhe përpunimit të lëndëve narkotike në Malësinë e Madhe, në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Koordinata”.

Si rezultat i kontrolleve intensive në terren nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, u gjetën të kultivuara 12 957 bimë narkotike, të dyshuara të llojit Cannabis Sativa, në njësinë administrative Kastrat, në fshatrat Alijaj dhe Jeran. Bimët u gjetën të mbjella pranë banesave të disa prej personave të përfshirë dhe u asgjësuan në vendngjarje përmes djegies.

Gjatë kontrolleve në banesa u sekuestruan: 709 kg lëndë narkotike në formë boçeje; 3934 kg bimë narkotike në proces tharjeje si dhe 1000 fara kanabis.

Në kuadër të operacionit, u arrestuan në flagrancë 14 shtetas, mes tyre edhe një i mitur 17 vjeç.

Të arrestuarit janë:

-E. Ç., 77 vjeç

-M. Ç., 72 vjeç

-F. S., 57 vjeç

-D. S., 53 vjeçe

-R. J., 36 vjeçe

-K. L., 60 vjeç

-E. H., 26 vjeç

-A. L., 50 vjeç

-A. Ç., 22 vjeç

-Gj. Ç., 48 vjeç

-M. Ç., 25 vjeçe

-P. Ç., 66 vjeç

-Ç. H., 70 vjeç

dhe një 17-vjeçar.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe 10 shtetas të tjerë:

-A. Ç., 54 vjeç

-G. U. (C), 38 vjeç

-D. Ç., 33 vjeç

-Sh. Ç., 49 vjeç

-Gj. Ç., 50 vjeç

-E. H., 33 vjeç

-M. H., 37 vjeç

-E. H., 40 vjeç

-M. H., 46 vjeç

-A. H., 35 vjeç

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe dy gra, L. N., 53 vjeçe dhe N. N., 25 vjeçe.

Nga hetimet paraprake dyshohet se të përfshirët janë të organizuar për kultivimin dhe përpunimin e lëndëve narkotike në zona të thella, por edhe pranë banesave të tyre.

Operacioni është në vijim dhe policia ka angazhuar forca shtesë për kapjen e personave në kërkim, si dhe për identifikimin e të tjerëve që mund të jenë përfshirë në aktivitetin kriminal.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme ligjore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco