Vrasja e Kristjan Kolës në Shkodër, gjendet i djegur në Vukatanë, motori i dyshuar i autorëve

Vrasja e Kristjan Kolës në Shkodër, gjendet i djegur në Vukatanë, motori i dyshuar i autorëve

19:02, 06/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Hetimet për ekzekutimin e 34-vjeçarit Kristjan Kola në Shkodër kanë shënuar një zhvillim të ri.

Një motor i dyshuar se është përdorur nga autorët është gjetur i djegur në fshatin Vukatanë. Mjeti është sekuestruar dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës kriminalistike për të zbuluar gjurmë apo prova të mundshme.

Nga rindërtimi i skenës, hetuesit dyshojnë se autori i krimit ka qenë profesionist, duke vepruar me saktësi dhe pa lënë hapësira gabimi. Lëvizjet e tij tregojnë për një studim të kujdesshëm të objektivit. Gjithsesi, motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Dëshmitarët e natës fatale kanë pohuar se nuk kanë dëgjuar të shtëna, duke ngritur dyshime se arma e përdorur ka qenë me silenciator. Ata kanë deklaruar se vetëm e kanë parë viktimën të shtrirë në tokë.

Policia ka përjashtuar si pistë hetimore një konflikt të vogël që Kola kishte pasur rreth një vit e gjysmë më parë, i cili ishte mbyllur pa pasoja. Po ashtu, edhe periudhat e shkurtra që ai kishte kaluar jashtë Shqipërisë nuk rezultojnë të lidhen me ndonjë konflikt.

Kristjan Kola nuk ishte person me precedent penal dhe as me armiqësi të njohura. Ai punonte në fushën e ndërtimit, ku së bashku me të atin drejtonte një kompani familjare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco