Shkodër, ishte shpallur në kërkim ngacmim seksual dhe dhunë në familje, arrestohet në Hanin e Hotit 48-vjeçari

Shkodër, ishte shpallur në kërkim ngacmim seksual dhe dhunë në familje, arrestohet në Hanin e Hotit 48-vjeçari

12:07, 06/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 48-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “ngacmim seksual” dhe “dhunë në familje”, u arrestua nga policia në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

Policia njofton se shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit kapën shtetasin në kërkim F(A). E., 48 vjeç.

Bashkëshortja e tij ka kallëzuar në Polici, se ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Dibër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco