EMRI/ Shqiptari arrestohet pas 19 vitesh në arrati, si u identifikua nga tatuazhi i një gruaje gjysmë të zhveshur...

EMRI/ Shqiptari arrestohet pas 19 vitesh në arrati, si u identifikua nga tatuazhi i një gruaje gjysmë të zhveshur...

12:54, 05/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane pas 19 vitesh në arrati.

Durin Lusha, një shtetas në kërkim në të gjithë Evropën, u vendos në pranga në një lokal pranë një pike karburanti në Taviano, provincën e Leçes.

Ai u kap në një lokal ndërsa u identifikua nga një tatuazh në parakrahun e djathtë të një gruaje gjysmë të zhveshur.

52-vjeçari do të vuajë dënimin me 10 vjet burg për drejtimin e një organizate italo-shqiptare të specializuar shfrytëzimin e grave të reja të huaja, kryesisht nga Shqipëria, për prostitucion.

Për t’i shpëtuar kapjes nga policia, Durin Lusha kishte ndryshuar edhe emrin e tij në pasaportë në Elidon Lusha.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco