Atentati në qendër të Shkodrës/ Viktima ishte ulur në lokal! Autorët u larguan me motor të zi

22:58, 04/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Detaje nga atentati i ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Viktima Kristjan Kola ka qenë i ulur në një lokal përballë kinema "Republika"  pranë qendrës së qytetit.

Dy persona dyshohet se janë autorë të këtij atentati.

 

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin K. K., 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco