Pesë persona në kërkim në Tiranë, dyshohen për sulm brutal ndaj 31-vjeçarit

Pesë persona në kërkim në Tiranë, dyshohen për sulm brutal ndaj 31-vjeçarit

19:25, 04/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pesë persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranë. Sipas informacioneve grupi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me grushte e me sende të forta një 31 vjeçar.

31-vjeçari ndërkohë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu policia po punon për kapjen e pesë personave në kërkim dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco