Në Qarkun e Gjirokastrës pati rreth 20 vatra zjarri gjatë muajit gusht, ku më e rënda ishte ajo në fshatin Lekël të Tepelenës. Zjarri në këtë fshat dogji dhe Kishën e “Shën Ilias”, ndërsa drejtues të trashëgimisë kulturore në Gjirokastër thonë se ajo do të restaurohet. Zjarret shkrumbuan hektarë me pyje e bimësi ndërsa rrezikuan dhe banesa.
Syri TV
Vatrat më të rrezikshme në Qarkun Gjirokastër kanë qenë ajo e fshatit Lekël dhe Hormovë ku flakët u përhapën me shpejtësi duke rrezikuar banesa dhe sipërfaqe me bimë si dhe vatra e zjarrit pranë tunelit të Skërficës.
© SYRI.net