SYRI TV/ Aksioni IMT, goditje selektive në Kurbin, Këshilltari i PD denoncon kryebashkiaken

15:53, 04/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lirimi hapësirave publike duket se po përdoret nga disa bashki për të sulmuar përfaqësues të opozitës. Një pretendim i tillë është ngritur nga Albert Ndoci, këshilltarë i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Kurbinit, thotë se Majlinda Cara i ka prishur murin e banesës pa asnjë paralajmërim. Ai i bën thirrje SPAK të hetojë veprimet e kryebashkiakes së Kurbinit.

Syri tv

Bashkia e Kurbinit po përdor aksionin per hapësirat publike për të abuzuar dhe goditur përfaqësues të opozitës. Denoncimi është bërë nga anëtari i Këshillit Bashkiak Albert Ndoci, sipas te cilit strukturat e bashkise i kanë prishur murin rrethues të banesës, pa asnjë paralajmërim në një kohë që persona të lidhur me pushtetin nuk preken.

Përfaqësuesi opozitar ne Këshillin Bashkiak Albert Ndoci i bën thirrje SPAK-ut që të hetojë veprimet e kryetares së Bashkisë, Majlinda Cara, dhe drejtuesve të tjerë vendorë, duke i cilësuar ato si shkelje të ligjit.

Ndërkohe Bashkia Kurbin ben me dije se aksioni për lirimin e hapësirave publike është ndërmarre konform ligjit dhe po prishen te gjitha strukturat dhe objektet pa leje dhe nuk ka aspak selektivitet në këtë drejtim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco