VIDEO/ Përplasen dy makina në 'bypass'-in e Vlorës

13:43, 04/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident ka ndodhur në 'By Passin' e Vlorës, pranë fshatit Babicë. Dy automjete janë përplasur mes tyre duke shkaktuar më pas dëme të shumta materiale, teksa fatmirësisht nuk raportohen të lënduar.

Në aksident janë përfshirë një mjet i llojit Benz dhe një tjetër Passat. Shkaku i aksidentit mësohet se ka qenë një kthesë e kryer në aksin nacional, i njërit prej mjeteve në fjalë për të shkuar në banesë, teksa drejtuesi i mjetit i cili vinte drejt tij, nuk ka mundur të reagojë në kohë, duke shkaktuar edhe  përplasjen.

Dëmet në vendngjarje janë të konsiderueshme, por drejtuesit e të dy mjeteve kanë shpëtuar pa lëndime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco