Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur disa minuta më parë në segmentin e autostradës Lushnjë–Fier, në zonën e quajtur “Vajkan”.
Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kanalin anësor, duke shkaktuar panik te drejtuesit e tjerë të mjeteve që kalonin në atë moment.
Në mjet ndodheshin tre persona, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime të rënda. Ata kanë marrë ndihmën e parë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë rrugore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e humbjes së kontrollit mbi automjetin.
© SYRI.net