Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Protesta epike kundër Ramës

Shkoi në punë, por nuk u kthye më/ 50-vjeçari i zhdukur prej 3 ditësh në Cërrik

Shkoi në punë, por nuk u kthye më/ 50-vjeçari i zhdukur prej 3 ditësh në Cërrik

12:39, 03/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një burrë rezulton i zhdukur prej tre ditësh në Cërrik, teksa bashkëjetuesja e tij ditën e djeshme ka bërë kallëzim në Polici, ku ka kërkuar ndihmën e autorieteve për gjetjen e tij.

Bëhet fjalë për shtetasin G. S., 50 vjeç, i cili sipas partneres së tij, shtetaes B. L., 50 vjeçe, më 1 shtator ai ka shkuar në punë dhe nuk është kthyer më në banesë pas pune.

“Dje, ka kallëzuar shtetasja B. L., 50 vjeçe, se më datë 01.09.2025, ka humbur kontaktet me bashkëjetuesin e saj, shtetasin G. S., 50 vjeç, i cili nuk është kthyer në banesë, pas punës”, informojnë autoritetet.

Policia thotë se po punohet për gjetjen e 50-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco