Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Protesta epike kundër Ramës

Malësi e Madhe/ Kapet 38-vjeçari për kultivimin e 2000 bimëve narkotike

Malësi e Madhe/ Kapet 38-vjeçari për kultivimin e 2000 bimëve narkotike

10:50, 03/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Policia e Malësisë së Madhe kanë ndaluar shtetasin V. M., 38 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Siç njofton policia, “Shtetasi V. M. dyshohet se në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, në muajin gusht 2021, ka kultivuar 2000 bimë narkotike në territorin e fshatit Mukset, njësia administrative Shkrel.”

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco