Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Protesta epike kundër Ramës

EMRI/ Lëvizte me pistoletë me fishek në fole, arrestohet 30-vjeçari i dënuar më parë dhe shoku i tij

10:19, 03/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në prangat e Policisë së Tiranës ka rënë një 30-vjeçar, pasi është kapur duke lëvizur me pistoletë me fishekë në fole, si dhe shoku i tij për mos kallëzim krimi.

Sipas burimeve për SYRI-n, të arrestuar janë shtetasit Silveste Sylaj dhe Erjon Tafilaku.

‘Lëvizte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 30-vjeçari, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për vjedhje me dhunë. Vihet në pranga dhe shoku i tij, për moskallëzim krimi’, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi/ DVP Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Again”.

Lëvizte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 30-vjeçari, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për vjedhje me dhunë.

Vihet në pranga dhe shoku i tij, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohet pistoleta me municion luftarak.  

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Again”. 

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në rrugën “Ibrahim Rugova”, shtetasin S. S., duke lëvizur me këmbë, me 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, që e mbante në brez. 

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit: S. S., 30 vjeç, banues në Tiranë, me precendent të theksuar penal dhe E. T., 35 vjeç, i cili shoqëronte 30-vjeçarin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco