Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, ku një shtetas rreth 70 vjeç është gjetur i pajetë në banesën e tij. Sipas informacioneve paraprake, viktima, i identifikuar si N. K 70 vjeç., jetonte i vetëm dhe në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Dyshohet se i moshuari kishte ndërruar jetë disa ditë më parë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkakun e vdekjes.
Njoftimi i Policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:50, në lagjen nr. 10, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në banesën ku jetonte vetëm, shtetasi N. K., rreth 70 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
© SYRI.net