Transportuan 20 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në Mal të Zi, bien në pranga 3 persona

12:27, 15/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia bëri me dije se janë kapur në total 20 emigrantë nga vendet e treta, të cilët po transportoheshin në drejtim të Shkodrës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit në Mal të Zi.

Në operacionin "Attempt 3", është arrestuar shtetasi A. Rr., 28 vjeç, banues në Shkodër. Ai u kap në vendin e quajtur “Kthesa e Andon Poçit”, duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm.

Ndërsa në kuadër të operacionit "The bridge 1", u arrestuan shtetasit R. Sh., 45 vjeç dhe F. S., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë. Njëri prej tyre po transportonte 10 emigrantë, ndërsa tjetri kontrollonte rrugën me një automjet tjetër, për të sinjalizuar në rast prezence të policisë.

Në kuadër të veprimeve, u sekuestruan 3 automjete të përdorura për transportin si dhe celularët e personave të arrestuar.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Finalizohen gjatë 24 orëve, operacionet "Attempt 3" dhe "The bridge 1", kundër dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit.

Për të dyja operacionet arrestohen 3 shtetas që transportonin drejt Shkodrës, 20 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht, në Mal të Zi.
Sekuestrohen 3 automjetet e përdorura për transportimin, si dhe celularët e të arrestuarve.

Në kuadër të operacionit të koduar "Attempt 3", Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, Forcën e Posaçme "Shqiponja" dhe me Sektorin Operacional arrestuan shtetasin A. Rr., 28 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në vendin e quajtur "Kthesa e Andon Poçit", duke transportuar 10 emigrantë.

Në kuadër të operacionit "The bridge 1 ", Seksioni për Hetimin e Krimeve në DVKM Gjirokastër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë së Kufirit të Gjelbër Kakavije, arrestuan në flagrancë shtetasit R. Sh., 45 vjeç dhe F. S., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shtetasi R. Sh. u kap në vendin e quajtur "Ura e Glinës", duke transportuar 10 emigrantë, ndërsa 37-vjeçari kontrollonte rrugën, me automjet tjetër, për të sinjalizuar bashkëpunëtorin e tij, për prezencën e Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco