Zjarri i përmasave të mëdha vazhdon prej ditës së sotme në zonën e Lekëlit në Tepelenë, duke u përhapur edhe gjatë orëve të mbrëmjes.
Ekipet zjarrfikëse nga i gjithë qarku janë dërguar në vendngjarje për të neutralizuar flakët, por situata mbetet e vështirë dhe zjarri nuk është vënë ende nën kontroll.
Autoritetet apelojnë për kujdes dhe bashkëpunim nga banorët në zonë.
© SYRI.net