Lajmi i fundit

Berisha - Ramës: 200 mijë shqiptarë protestuan mbrëmë kundër teje, jep dorëheqjen...

Situatë kritike në Gramsh, zjarri përhapet me shpejtësi, rrezikohen banesat në Sojnik e Snosëm

18:33, 11/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në Mukaj të Sojnikut, Njësia Administrative Kukur, Gramsh. Në mesditë, një vatër e re dhe më agresive është ndezur mbi fshatin Sojnik, duke u përhapur deri në fshatin Snosëm dhe duke rrezikuar edhe banesa në zonë.

Dyshohet se shkaku i zjarrit është veprimtaria kriminale e piromanëve, të cilët me papërgjegjshmëri të tmerrshme po rrezikojnë jetën, natyrën dhe pronën publike.

Pavarësisht angazhimit të forcave zjarrfikëse, shërbimit pyjor, drejtorisë së shërbimeve, vullnetarëve dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile — me 20 efektivë në terren dhe 2 helikopterë në operacion — zjarri vazhdon të jetë aktiv dhe i vështirë për t’u vënë nën kontroll për shkak të terrenit të vështirë, temperaturave të larta dhe erës që favorizojnë përhapjen e flakëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco