Lajmi i fundit

Berisha - Ramës: 200 mijë shqiptarë protestuan mbrëmë kundër teje, jep dorëheqjen...

SYRI TV/ Paralizohet qarkullimi në Laç-Lezhë, 2 deri 4 orë për të përshkuar 15 km rrugë

13:33, 11/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për të përshkruar 15 kilometra rrugë në këto ditë të nxehta vere, duhet që të presësh nga 2-4 orë. Kjo ndodh në aksin rrugor Laç-Lezhë, ku qytetarët përsos temperaturave të larta të këtyre ditëve, duhet që dhe të rrinë në trafik. Për Syri Televizion, ata shprehin pakënaqësinë e tyre për këtë situatë, ndërsa bëjnë apel për nëj zgjidhje urgjente.

Lëvizja përgjatë aksit rrugor Laç–Lezhë është kthyer në një makth për drejtuesit e automjeteve në këto ditë të nxehta gushti. Për të përshkuar vetëm 15 kilometra rrugë, qytetarëve u duhen nga 2 deri në 4 orë pritje në trafik.

Pika më problematike mbetet rrethrrotullimi i Fushë Milotit, ku përqendrohet edhe fluksi më i lartë i mjeteve, të cilet vinë nga Kosova dhe Tirana. Situata është rënduar më tej nga mbyllja e urës së vjetër mbi lumin Mat, për shkak të dëmtimeve që ajo ka pësuar, pasi aksi vjeter shërbente si rrugë alternative për shfryrjen e trafikut.

Qytetarët e cilësojnë të papranueshme pritjen në trafik, aq më tepër  në këto ditë me temperature të larta.

Ndërkohë policia rrugore është vendosur në disa pika strategjike për të lehtësuar sadopak qarkullimin, ndërsa trafiku i rënduar pritet të jetë prezent deri në fund të muajit gusht, kur nis të bie dhe fluksi i pushuesve të zonat turistike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco