I solli shijaksi 841 mijë...! Zbardhen bisedat mes trafikantëve! Ja si mln euro të kokainës hynin në Shqipëri Resorti i sekuestruar

I solli shijaksi 841 mijë...! Zbardhen bisedat mes trafikantëve! Ja si mln euro të kokainës hynin në Shqipëri

12:52, 11/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dosja hetimore për grupin që trafikoi dhjetra ton kokainë nga Amerika Latine drejt Europës me drejtues të grupit kriminal Ervis Çelën dhe Franc Çopjan, nxjerr në pah shumat marramendëse të parave që qarkullonin në forma të ndryshme. Syri TV siguroi dosjen e SPAK ku vetëm në një rast evidentohen dërgesa, që bashkëbiseduesit në SKY ECC

“Me date 18.10.2020, ne oren 22:23:14, Ervis Cela komunikon me vellain e tij Ardjan Cela e pyet ne lidhje me pagesat e Fadil Balla alias Jul Balla te cilit i referohet me emrin

“Ju” si dhe e ve ne dijeni se shtetasi te cilit i referohet me nofken BTM, Miklovan Mullaj, i detyrohet te paguajë nje shume te ciles i referohet si 4M, shume e cila dyshohet te jetë 4 milion euro. 'Mir ze… Po ju ka ngel mo ha ngel për të pagujt. Dhe kanë ngel te BTM? Këto ditë jep 1M në Shqipëri. Po shyqyrr, BTm ka akoma 4M…

Ne vijim Ervisi i dergon Ardjanit mesazhin qe ka marrë nga Fadil Balla i cili e ben me dije se ne ditet ne vijim do ti dorezoje vellait tjeter te tyre Albin (Çela nje shumën prej 1 m euro, shume e dyshuar te jete 1 milion euro, "Jupiter AL AL. "Po flas neser te plotësoj 1 milion te llogaria jonë. Dmth t’ia çoj vëllait o neser lasnesër se kam nja 400 në Fier”

Më bisedat e transkriptuara në vijim, duket se grupi kriminal, u ndante paratë me bllok në dorë.

“O zemër, ça po bën? I solli shijaksi 841 mije. Ku ti shkruaj kto??? Ke llogari skijakut”

Pas disa oresh ne Ervis Çela i pergjigjet "BTM shkruaj këto”.

Ne vijim Ervisi e orienton Albinin per shumat e tjera te marra prej tij dhe perkatesisht Ervisi e orienton Albinin qe shumen prej 1 milioin e 160 mije euro ti shenoje me emrin Franc Gergely (Çopja), dhe 595 mijë euro ti shenoje me emrin Fadil Balles. Ervisi shkruan “1160 elbs. ..595 shijaksi.. ."

Lexo dhe: 'I bëre 15 mln €? Kam shumë lekë në Holandë, s’po i nis dot', trafikuan 28 tonë kokainë në BE, detaje nga dosja

Më 8 gusht 2025, SPAK në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë goditi një nga organizatat më të fuqishme kriminale në Shqipëri, me aktivitet trafikimin dhe shitjen e kokainës nga Amerika Latine drejt Europës, duke urdhëruar arrestimin e 16 personave nga të cilat 14 arrest në burg dhe 2 detyrim paraqitje. Organizata drejtohej nga Ercis Çela dhe Franc Çopja. Paratë e kokainë pastroheshin në biznesin e ndërtimit të resorteve dhe pasurive të patundshme në Shqipëri.

Organizata akuzohet si përgjegjëse për trafikimin e ndarë në disa ngarkesa të 28 tonëve kokainë në vitin 2020 nga Paraguaj në drejtim të Anversës në Belgjikë dhe Hamburgut në Gjermani. Nga këto sasi u sekuestruan 17 ton kokainë me një vlerë tregu të llogaritur në miliarda euro.

Sipas SPAK, trafikimi i këtyre ngarkesave u organizua nga Elvis Çela dhe vëllai i tij, të cilët jetonin në atë kohë në Paraguaj. Prokuroria ka identifikuar 5 shoqëri tregtare në Durrës, Kavajë dhe Rrogozhinë të lidhura me organizatën e mësipërme, mes të cilave edhe kompaninë AMR shpk në pronësinë e Fadil Ballës. Kompania zotëron kompleksin “Ajman Park Resort” në Xhafzotaj, i cili u sekuestrua nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK. 

Të arrestuar
1. Ervis Çela
2. Ardian Çela 
3. Albin Çela 
4. Petrit Lakatos
5. Renato Musaka
6. Gert Çerma
7. Miklovan Mullai
Detyrim paraqitje:
8. Dition Pepa 
9. Kujtim Gjyla
I arrestuar në BE 
10. Franc Gegeli (alias Franc Copja)
Në kërkim 
1. Fadil alias Jul Balla 
2. Petrit Sulejmani alias Lakatos
3. Mariglen Kamami
4. Denis Daja
5. Vilson Pepa
6. Riza Çela

Detajet e dosjes u siguruan nga gazetari i Syri TV, Fatjon Gjinaj 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco