SYRI TV/ Prodhimet bujqësore mbeten stok në Levan, fermerët e Qarrit s`kanë treg për shitje

11:28, 11/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në zonën e Qarrit të njësisë administrative Levan prodhimet bujqësore po kalben në arë,  ndërsa fermerët shprehen se janë të braktisur nga qeveria. Ndonëse është kulmi i sezonit turistik dhe konsumi rritet, kjo gjë nuk është shndërruar në fluks shitjesh për fermerët e kësaj zone.

Fermerët po përballen me një realitet të hidhur: domatet, specat, patëllxhanët dhe bostanet mbeten të pashitura.

Fermerët detyrohen t’i shesin prodhimet para banesave të tyre, duke pritur ndonjë kalimtar rastësor, ndërsa grumbulles të mëdhenj në këtë zonë nuk ka.

Kjo nuk është thjesht një çështje tregu, është një histori braktisjeje. Fermerët thonë se subvencionet qeveritare ekzistojnë vetëm në letër.

Ky është realiteti i shumë zonave rurale në vend: toka jep, njerëzit punojnë, por sistemi nuk mbështet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco