VIDEO/ Zjarri në Sojnik të Gramshit del jashtë kontrollit, angazhohen helikopterë për ndërhyrje nga ajri

11:10, 11/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zjarri që ra ditën e djeshme në fshatin Sojnik, bashkia Gramsh, ka marrë përmasa të mëdha dhe vijon të jetë aktiv edhe sot.

Pavarësisht përpjekjeve intensive të shërbimeve zjarrfikës dhe banorëve gjatë pasdites së djeshme dhe natës, flakët nuk janë vënë ende nën kontroll. Për shkak të situatës së rënduar, Ministria e Mbrojtjes ka angazhuar sot helikopterë për ndërhyrje nga ajri, me qëllim frenimin e përhapjes së flakëve dhe ndihmën në fikjen e tyre.

Përhapja e zjarrit është favorizuar nga era e fortë, e cila ka vështirësuar ndjeshëm ndërhyrjen në terren dhe ka rritur rrezikun për zonat përreth me pyje dhe bimësi të dendur.

Për shkak të situatës së rënduar, Ministria e Mbrojtjes ka angazhuar sot helikopterë për ndërhyrje nga ajri, me qëllim frenimin e përhapjes së flakëve dhe ndihmën në fikjen e tyre.

Më herët në një njoftim mbi situatën e zjarreve në vend Ministria e Mbrojtjes njoftoi se, në njësinë administrative Kukur, bashkia Gramsh, situata ka qenë problematike për shkak të erës, duke rrezikuar edhe banesat. Ditën e sotme forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit, të mbështetur dhe 8 efektivë dhe 12 forca te bashkisë Gramsh. 

Një prej avionëve Canadair nga Kroacia ka ndërhyrë prej orëve të para në Synej të Rrogozhinës.Në dispozicion sot janë edhe dy helikopterët Black Hawk të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Helikopterët e Forcës Ajrore çeke dhe asaj sllovake kanë operuar sot nga Baza e Kuçovës drejt Gramshit.

Nga parashikimet e IGJEO, sot nuk priten reshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco