Lajmi i fundit

LIVE/ Promovimi i librit 'La Destra Verso il Futuro', i pranishëm lideri i opozitës Sali Berisha

Shkrumbohet 'Fordi' në aksin Kuç-Qeparo, flakët djegin plotësisht makinën

Shkrumbohet 'Fordi' në aksin Kuç-Qeparo, flakët djegin plotësisht makinën

08:59, 11/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një automjet tip “Ford” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor që lidh Kuçin me Qeparonë, pranë urës së Laskos në afërsi te fshatit Kuç.

Zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike që ka përfshirë motorin e mjetit, ndërsa qarkullimi në zonë ka qenë i rënduar për shkak të trafikut të mbrëmjes se djeshme.

Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, makina është djegur plotësisht.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë, ndërkohë që makina ka qëndruar në rrugë deri në orët e vona të natës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco