Një godinë tre katëshe karabina e ndërtuar në zonën e Radhimës në Vlorë u shemb me tritol mëngjesi e sotëm, 11 gusht 2025. Momenti i shpërthimit me 32 kilogramëve lëndë plasëse duke shkaktuar pluhur dhe lënë pas gërmadha në kulmin e sezonit turistik, u trumbetua edhe nga kryeministri Edi Rama përmes postimit të videos në facebook.
Pushuesve u ofrohen pamje të gërmadhave, ndotje akustike.
Shpërthimi i kontrolluar u ndërmor nga IKMT, ndërsa godina po ndërtohej në një nga zonat më të bukura turistike të Vlorës.
Për demolimin e këtij objekti janë hapur 410 furnela, janë shtrirë 1,100 metra linearë fitil detonant.
Për të kryer shpërthimin qarkullimi u ndërpre, në aksin Vlorë-Orikum. Gjithashtu 15 minuta përpara shpërthimit u ndërpre dhe furnizimi me energji elektrike
Sipas IKMT, ky objekt buzë detit rezulton pa lejen përkatëse. Ende nuk dihet nëse ka dëmtime të godinave përreth.
Ndërkohë ndërtimi i një godine kaq të madhe që sipas IKMT pa leje, është provë e dështimit të kësaj qeverie e cila ka mbyllur sytë dhe ka lejuar ndërtimin pa leje të kësaj godine në një zonë turistike tepër të populluar dhe të njohur për turistë të huaj dhe vendas.
© SYRI.net