Lajmi i fundit

LIVE/ Promovimi i librit 'La Destra Verso il Futuro', i pranishëm lideri i opozitës Sali Berisha

Zjarret përfshijnë Synejn e Rrogozhinës, ndërhyn avioni kroat Canadair për shuarjen e flakëve

08:35, 11/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një vatër zjarri me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e Synejt në bashkinë e Rrogozhinës, duke shkaktuar shqetësim tek banorët dhe dëme në sipërfaqe të mëdha me bimësi. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave të larta, duke e bërë të pamundur shuarjen e tyre vetëm me forcat nga toka.

Për të ndihmuar në përballimin e situatës, që në orët e para të mëngjesit ka ndërhyrë nga ajri avioni kroat Canadair, i specializuar për fikjen e zjarreve në terrene të vështira. 

Deri më tani nuk raportohen të lënduar, por vetëm dëme mjedisore të konsiderueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco