SYRI TV/ Flakët dalin jashtë kontrollit në Finiq, nën monitorim Parku Natyror 'Syri i Kaltër'

13:16, 10/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vijon situata kritike nga zjarret në fshatrat e Finiqit.

Situate alarmante ka vazhduar gjatë gjithë natës, kryesisht në Velahovë, Livinë, Ardhasovë, Bistricë e Krongj. Për shkak të situatës së rënduar, disa evakuime të përkohshme janë kryer në fshtrat Livinë dhe Ardhasovë.

Era e fortë favorizoi përhapjen e flakëve, ndërsa për t’i shuar janë angazhuar forcat zjarrfikëse nga disa bashki, ato të Finiqit,  Delvinës, Konispolit e Sarandës. Asistencë mjekësore iu ofrua gjithashtu edhe të moshuarve, të cilët për shkak të tymit, kanë patur probleme të lehta.

Forcat zjarrëfikse kanë bërë të mundur parandalimin e përhapjes së flakëve që rrezikonin Hidrocentralin e Bistricës, ndërsa përvec forcave tokësore është ndërhyrë edhe nga ajri nga një hidroplan i specializuar si dhe disa helikopterë zjarrfikës

Rruga nacionale e Muzinë-Jergucat është e bllokuar për qarkullim, për shkak të afërsisë së flakëve në segmentin pranë fshatit Dhrovjan dhe në afërsi të ish minierës së Kripës.

Autoritetet po monitorojnë me prioritet Parkun Natyror “Syri i Kaltër”, duke marrë masa parandaluese për të shmangur përhapjen e zjarrit në këtë zonë të mbrojtur. Ndërkohë sa i përket situatës së zjarreve në rang vendi, flakët vijojnë të jenë aktiv zjarri në fshatin Lofkënd në Mallakstër.

Vatra të tjera zjarri aktive ka edhe në Mat, Bulqizë, Bolenë të Himarës si edhe në Tepelenë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco