Lumë kokaine nga Amerika Latine në Europë, SYRI TV zbardh emrat e pjesëtarëve të organizatës kriminale

Lumë kokaine nga Amerika Latine në Europë, SYRI TV zbardh emrat e pjesëtarëve të organizatës kriminale

17:24, 08/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV zbulon emrat e anëtarëve të organizatës kriminale që trafikonte kokainë nga Amerika Latine në Europë. Sipas SPAK, struktura kriminale e përmasave ndërkombëtare, udhëhiqej nga Ervis Çela i cili së bashku me vëllanë e tij ishin vendosur në Paraguai, magazinoheshin dhe bëheshin gati për transport në Paraguai. Këto ngarkesa transportoheshin me kontejnerë detarë nga portet e Amerikës së Jugut drejt porteve të mëdha evropiane, kryesisht Anvers (Belgjikë) dhe Hamburgu (Gjermani), ku më pas shpërndaheshin përmes rrjeteve të brendshme të tregut të drogës në BE.

Kjo strukturë  kontrollonte në mënyrë të plotë zinxhirin e trafikut të kokainës – nga prodhimi, magazinimi dhe përpunimi në laboratorët e Paraguait, transporti ndërkombëtar dhe shpërndarja në tregjet europiane, deri te pastrimi dhe qarkullimi i të ardhurave të fituara, informon gazetari i Syri TV, Fatjon Gjinaj. 

 Franc Gergeli Çopja dhe  Ervis Çela  si dhe bashkëpunëtorë të tjerë, luanin rol aktiv në organizimin e transfertave të parave.Pagesat dhe kompensimet e brendshme shpesh maskoheshin përmes transaksioneve të tjera të fshehta, të dizajnuara për të mos lënë gjurmë në sistemin financiar zyrtar.

Anëtarë të tjerë të organizatës janë dhe Julian Balla alias Hysni Balla dhe Petrit Lakatos.

Kush është Ervis Çela?

Ervis Çela rezulton të jetë arrestuar para pak kohësh në Shqipëri për një vrasje në Itali. Çela banues në Peqin, u ndalua në zonën e Qeparosë, Himarë, nga forcat e posaçme operative, pasi është dënuar nga Gjykata italiane me 21 vjet burgim, dënim i njohur tashmë edhe nga Gjykata e Elbasanit, për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës” (mbetur në tentativë), “Kanosja për të mos kallëzuar”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Nga dënimi total, 41-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 11 muaj dhe 16 ditë burgim.

Ndërkohë Petrit Lakatos u arrestua në shkurt 2025 si  pjesë e grupit të vëllezërve Hajdar e Franc Çopja dhe dyshohet se pastronte paratë e organizatës kriminale. 

Tipologjia e organizatës kriminale
Hetimet e kryera në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese partnere dhe analiza e komunikimeve të përgjuara në aplikacionin SkyECC kanë zbuluar një strukturë kriminale të përmasave ndërkombëtare, e udhëhequr nga shtetasit Ervis Çela dhe Franc Gergeli Copja, e cila kontrollonte në mënyrë të plotë zinxhirin e trafikut të kokainës – nga prodhimi, magazinimi dhe përpunimi në laboratorët e Paraguait, transporti ndërkombëtar dhe shpërndarja në tregjet europiane, deri te pastrimi dhe qarkullimi i të ardhurave të fituara.

Ngarkesat e mëdha të kokainës siguroheshin direkt nga prodhuesit nga drejtuesi i organizatës  Ervis Çela, (i cili së bashku me vëllanë e tij A. Ç. ishin vendosur në Paraguai), magazinoheshin dhe bëheshin gati për transport në Paraguai. Lënda narkotike fshihej në mënyrë të sofistikuar në ngarkesa legale – kuti sapuni, bombola boje dhe kollose ndërtimi – të maskuara me marka tregtare si “Fox” apo me shenja të veçanta dalluese si “Puma” ose “sy me rrufe”. Këto ngarkesa transportoheshin me kontejnerë detarë nga portet e Amerikës së Jugut drejt porteve të mëdha evropiane, kryesisht Anvers (Belgjikë) dhe Hamburgu (Gjermani), ku më pas shpërndaheshin përmes rrjeteve të brendshme të tregut të drogës në BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco