Lajmi i fundit

LIVE/ Marshimi kilometrik i protestuesve, kërkohet dorëheqjen e Ramës

EMRAT/ Identifikohet autori i plagosjes me thikë në Fresk, arrestohet një bashkëpunëtor

EMRAT/ Identifikohet autori i plagosjes me thikë në Fresk, arrestohet një bashkëpunëtor

12:12, 03/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Freskut, ku mbeti i plagosur 28-vjeçari Juglen Abazi. Ngjarja ndodhi në rrugën “Thoma Filipeu”, dhe hetimet intensive të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë çuar në zhvillime të rëndësishme.

Sipas njoftimit zyrtar, është shpallur në kërkim Klejvis Caka (Lusha), 26 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar si autor i plagosjes. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”.

Po ashtu, është arrestuar në flagrancë  Xhonatan Qerimi, 27 vjeç, për “Përkrahje të autorit të krimit”, ndërsa një tjetër bashkëpunëtor, Andi Gurra, 26 vjeç, është shpallur në kërkim për të njëjtën vepër penale.

Hetimet paraprake tregojnë se të dy personat e dyshuar kanë ndihmuar autorin e krimit të largohet nga vendngjarja pas të shtënave me armë.

Policia bën me dije se vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje të rëndë. Materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco