Lajmi i fundit

LIVE/ Marshimi kilometrik i protestuesve, kërkohet dorëheqjen e Ramës

Pogradec/ 41-vjeçari alarmon policinë: Më është zhdukur vajza e mitur...

Pogradec/ 41-vjeçari alarmon policinë: Më është zhdukur vajza e mitur...

09:34, 03/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në fshatin Çezmë, Pogradec. Sipas njoftimit zyrtar nga policia, më datë 2 gusht 2025, shtetasi B. B., 41 vjeç, banues në këtë fshat, ka bërë kallëzim pranë Komisariatit të Policisë Pogradec, duke deklaruar se vajza e tij është larguar nga banesa një ditë më parë, më 1 gusht.

Forcat e rendit kanë nisur menjëherë punën për gjetjen e të miturës dhe kthimin e saj në familje. Ende nuk janë dhënë detaje të tjera mbi identitetin e saj apo rrethanat e largimit.

Policia bën thirrje për çdo person që mund të ketë informacion të ndihmojë në hetim duke kontaktuar strukturat përkatëse. Hetimet janë në vijim.

Njoftimi i policisë: 

Më datën 02.08.2025, në komisariatin e policisë Pogradec ka bërë kallëzim shtetasi B. B., 41 vjeç, banues në fshatin Çezmë se më datën 01.08.2025, është larguar nga banesa vajza e tij e mitur. Po punohet për gjetjen e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco