Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

U mbyt në lumin Mat, gjendet pas disa orësh nga palombarët trupi i pajetë i peshkatarit/ EMRI

U mbyt në lumin Mat, gjendet pas disa orësh nga palombarët trupi i pajetë i peshkatarit/ EMRI

16:51, 01/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është gjetur pas disa orësh kërkimesh nga palombarët peshkatari Dede Qoku, i cili u raportuar paraditen e sotme se ishte mbytur në lumin Mat.

Polumbarët e Njësisë Speciale RENEA kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë të 68-vjeçarit.

Peshkatari u denoncua i zhdukur nga shoku i tij, rreth orës 13:40.

Dyshohet se ai ishte futur në ujë në afërsi të Urës së Zogut për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk ishte rikthyer më në sipërfaqe.

Lezhë / Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak për ngjarjen e ndodhur në lumin Mat, ju informojmë se:

Polumbarët e Njësisë Speciale RENEA kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë të shtetasit D. Q., 68 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco