Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

EMRI/ U fut në lumin Mat për të hedhur rrjetat, kush është peshkatari i mbytur

14:31, 01/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dedë Qoku është peshkatari që dyshohet se u mbyt në lumin Mat pasi u fut në ujë për të hedhur rrjetet.

Peshkatari, rreth 60-vjeç, u denoncua i zhdukur nga shoku i tij me iniciale D. Q., rreth orës 13:40.

Dyshohet se ai ishte futur në ujë në afërsi të Urës së Zogut për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk ishte rikthyer më në sipërfaqe.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet për gjetjen e trupit të Dedë Qokut.

Ndërkohë, pritet ndërhyrja e ekipit të palombarëve të RENEA-s për të vijuar kërkimet në ujë.

Grupi hetimor ndodhet gjithashtu në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar rrethanat e incidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco