Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

FOTO/ Aksident në aksin Korçë–Ersekë, makina humb kontrollin dhe përmbyset anës rrugës, dy të plagosur

FOTO/ Aksident në aksin Korçë–Ersekë, makina humb kontrollin dhe përmbyset anës rrugës, dy të plagosur

10:04, 01/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin nacional Korçë–Ersekë, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përmbysur anës rrugës. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë dhe sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, në automjet ndodheshin dy persona.

Të dy pasagjerët janë nxjerrë nga mjeti me ndihmën e forcave zjarrfikëse dhe aktualisht po transportohen drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore ende nuk është bërë e ditur.

Ndërkohë, forcat e policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco