Ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit H. H., 70 vjeç, banues në Milot, pas një aksidenti rrugor të ndodhur në Kurbin, ku automjeti i drejtuar prej tij u përplas me automjetin e shtetasit P. B., 27 vjeç, banues në Gjermani.
Nga përplasja kanë mbetur të dëmtuar tre pasagjerë në automjetin e P. B., të cilët po marrin trajtim mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. H., 70 vjeç, banues në Milot, pasi në Kurbin, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. B., 27 vjeç, banues në Gjermani.
Nga aksidenti janë dëmtuar tre pasagjerët në automjetin me drejtues shtetasin P. B., të cilët po marrin mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net