Policia e Shkodrës ka njoftuar zyrtarisht pas lajmit për plagosje në Shkodër, duke dhënë detaje rreth ngjarjes. Sipas njoftimit, në polici është shoqëruar autori i dyshuar Bledar Bylybashi, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Brigel Bizi, 42 vjeç.
Policia bën të ditur se dy shtetasit e mësipërm janë konfliktuar për motive të dobëta, duke u goditur me sende të forta. 42-vjeçari ka mbetur i lënduar, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve të Shkodrës.
Njoftimi i policisë:
Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme i shtetasit B. B., 28 vjeç, autori i dyshuar të ngjarjes.
Shtetasi B. B., 42 vjeç, ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net