Pamjet të rënda/ Vijon aksioni për pastrimin e territorit nga bagëtitë e djegura nga zjarri në Delvinë

Pamjet të rënda/ Vijon aksioni për pastrimin e territorit nga bagëtitë e djegura nga zjarri në Delvinë

21:41, 30/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vijon aksioni për pastrimin e territorit  nga bagëtitë e djegura nga zjarri i disa ditëve më parë. Grupi i përbërë nga punonjës të DSHP dhe nga drejtoria e Veterinarisë në Bashkinë e Delvinës, në ditën e tij të dytë ka qënë në fshatin Kopaçez, në Njësinë Administrative Vergo, fshat ku janë regjistruar deri tani edhe dëmet më të shumta në gjënë e gjallë.

Ka shkuar në 16, nga këto 9 dhi dhe 7 dele të djegura që janë gjetur nga kontrolli nëpër baçet në fshat ku kakuar zjarri.

Ndërsa dyshohet se mund të ketë të tilla edhe jashtë fshatit, në mal ku ka kaluar zjarri. 9 dhi dhe 7 dele, janë grumbulluar dhe njëherazi është bërë groposja e tyre.

Pas groposjes është bërë edhe dezinfektimi i vendeve ku u gjetën edhe bagëtitë e djegura, në përputhje me protokollet veterinare për parandalimin e përhapjes së ndonjë sëmundjeje të mundshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco