Aksidentohet i riu me skuter elektrik në Lungomare

Aksidentohet i riu me skuter elektrik në Lungomare

20:36, 28/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një i ri është aksidentuar ditën e sotme teksa ishte duke lëvizur me një skuter elektrik në sheshin e Lungomares, në Vlorë.

Ai ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar, duke pësuar dëmtime të shumta dhe fraktura në gjymtyrë.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila e ka transportuar të plagosurin drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Skuterat elektrikë po kthehen në një problem shqetësues për sigurinë publike në qytet, veçanërisht në zonat e frekuentuara nga këmbësorët dhe turistët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco