Trupi i pajetë i një personi është gjetur pranë urës së Drinit të zi në Kukës.
Burime zyrtare nga policia kanë bërë të ditur se, trupi i një mashkulli, pa shenja dhune është parë nga kalimtarët që kanë njoftuar uniformat blu.
Kukës/ Informacion paraprak
Rreth orës 16:00, Salla Operative e DVP Kukës ka marrë njoftim se pranë ‘Urës së Drinit të Zi’ është konstatuar trupi i pajetë i një shtetasi ende të paidentifikuar, i gjinisë mashkullore.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e kufomës, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
© SYRI.net