SYRI TV/ Krimi në familje, burg për nënë e bijë, Gjykata la në burg dhe Çlirim Doganin

17:25, 28/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

“Arrest me burg” caktoi këtë të hënë Gjykata e Fierit për 26-vjeçaren Emelinda Rama dhe nënën e saj Valbona Rama, të cilat akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit Anesti Rama. Të njëjtën masë sigurie gjykatësja Klodiana Keyeziu kishte rezervuar edhe për bashkëpunëtorin tjetër në krim, Çlirim Dogani, i cili ishte në një lidhje intime me 26-vjeçaren. Tre të arrestuarit kanë dhënë dëshmi kontradiktore lidhur me ngjarjen e rëndë.

Ky është momenti kur 26-vjeçarja Emelinda Rama dhe nëna e saj Valbona Rama mbërrijnë në Gjykatën e Fierit, për t’u njohur me masën e sigurisë për vrasjen makabre të kryefamiljarit, Anesti Rama, që u mbyt nga e bija.

Gjykata e Fierit ka caktuar arrest me burg për 26-vjeçaren Emelinda Rama dhe nënën e saj Valbonën, teksa të njëjtën masë sigurie Gjykata e Fierit kishte rezervuar edhe për bashkëpunëtorin tjetër në krim, Çlirim Dogani, i cili ishte në një lidhje intime me 26-vjeçaren.

Në seancën e sotme ata kanë mohuar vrasjen, teksa dëshmitë e tyre në komisariat kanë qenë kontradiktore.

Kjo u konfirmua edhe nga avokati i caktuar kryesisht, Kastriot Dyrmishi, në një reagim për mediat, ku ndër të tjera evidentoi edhe qetësinë e autorëve të krimit.

Nga ana tjetër, Çlirim Dogani vijon të pretendojë se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen, duke u shprehur se Valbona dhe Emelinda Ramën i ka njohur për shkak të punës si shofer autobuzi.

Në 24 korrik, Anesti Rama u mbyt me litar dhe sende të forta nga vajza e tij dhe bashkëshortja, pasi kundërshtonte lidhjen e së bijës me 55-vjeçarin Çlirim Dogani.

Ngjarja e rëndë u dokumentua nga zbërthimi i tabulateve telefonike, teksa po vijon puna për dokumentimin e plotë të provave për këtë krim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco