SYRI TV/ Elbasan, fermerët në Murriqan pa mbështetje: Prodhimet po i shesim nën kosto

17:13, 28/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Fermerët e fshatit Murriqan në Elbasan vuajnë mungesën e tregut për prodhimet e tyre bujqësore dhe blegtorale. Sipas tyre, prodhimet i shesin nënkosto, ndërkohë që largimi i të rinjve dhe mungesa e krahut të punës po i detyron që t’i lënë tokat djerrë.

Fshati Murriqan i bashkisë Elbasan, i njohur ndër vite për prodhimet bujqësore, sot vuan mungesën e tregut dhe çmimet e ulta. Fermerët shprehen se mundi që kanë gjatë gjithë vitit nuk shpërblehet dhe se prodhimet e perimeve, si domatja apo patëllxhani, këtë vit kanë qenë pa asnjë fitim, teksa sa i përket farogjërëve, çmimi më i ulët e ka pasur misri, i cili shkon vetëm 30 lekë të reja, ndonëse shërbimet janë të shumta. Ata shprehen se për plehërimin e tokës, frezimin apo korrjen e misrit, kostot janë të shumta, por nuk vlerësohen.

Sa i përket blegtorisë, një traditë për fermerët e kësaj zone, ata shprehen se me rregullat e reja, shteti nuk po i le ta tregtojnë qumështin. Ata shtojnë se grumbulluesit e mëdhenj e marrin qumështin me 60 lekë të reja litrin, çmim të cilin e konsiderojnë si tallje me mundin e tyre.

Largimet e të rinjve drejt emigrimit, ka ndikimin e vet edhe në këtë zonë, e cila tashmë përbëhet vetëm nga persona të moshës së tretë, me këta të fundit që shprehen se e kanë të vështirë që të mbajnë tokat bujqësore apo të mbarështojnë bagëti.

E njëjta situatë shihet në të gjithë zonat prodhuese e fshatrat e qarkut të Elbasanit, ku mungesa e shitjes dhe e një tregu ka bërë që fermerët të falimentojnë e gjithë prodhimin ta hedhin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco