Një vatër zjarri është shfaqur pasditen e sotme në fshatin Kosinë, në bashkinë e Përmetit.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse nga Përmeti, Këlcyra dhe Gjirokastra, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.
Sipas informacionit paraprak, zjarri nuk përbën rrezik për banesat, pasi është përhapur në drejtim të malit. Autoritetet po monitorojnë situatën nga afër për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.
© SYRI.net