Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për 5 të akuzuarit për vrasjen e Santiago Malkos në 27 gusht të 2019 në Tiranë. Në total organi akuzës ka kërkuar 157 vite burg për të gjithë të akuzuarit, ku 32 vite burg janë kërkuar për Leonard Dukës i cili akuzohet nga SPAK si organizatori i vrasjes së Malkos, 25 vite për vëllain e tij, Erlis Dukën dhe 32 vite për Fatmir Hysenin. Gjatë seancave të mëparshme Leonard Duka ka mohuar që të ketë lidhje me ngjarjen dhe është shprehur se nuk ka pasur asnjë konflikt me Santiago Malkon.
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për 5 persona të cilët akuzohen për vrasjen e Santiago Malkos.
Në paraqitjen e pretencës prokurori Behar Dibra kërkoi sot 32 vite burg për Leonard Dukën, i cili akuzohet si organizatori i vrasjes së Santiago Malkos në 27 gusht 2019 në rrugën 'Xhanfize Keko' në Tiranë.
Gjithashtu SPAK ka kërkuar 25 vite burg për Erlis Dukën vëllain e Leonard Dukës, 32 vite për Fatmir Hysenin, 23 vite për Aleksandër Manxhakun dhe 23 vite burg për Oltian Logën.
Në lidhje me këtë ngjarje Prokuroria e Posaçme ka dënuar me 28 vite burg Ilir Selmanin, 25 vite Blendi Tetën dhe 7 vite burg për Elvis Gacajn.
Leonard Duka i cili cilësohet nga SPAK si organizatori i vrasjes së Santiago Malkos akuzohet për ‘Sigurim i kushteve për vrasje’, ‘Grupi i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal’.
Gjithashtu ai pritet të përballet sërish me akuza të tjera pas zbërthimi të aplikacionit SKY ECC ku sipas pretendimeve të organit të akuzës Leonard Duka ka siguruar kushtet për vrasjen e Erigers Mihasit dhe Ervis Martinajt.
Leonard Duka u ekstradua gushtin e 2024 nga Belgjika në Shqipëri, pasi ishte arrestuar në vitin 2022 në Bruksel. Para gjykatës ai ka mohuar akuzat për përfshirje në vrasjen e Santiago Malkos por dhe ka mohuar që ka përdorur aplikacionin SKY ECC.
© SYRI.net