Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta: Rama jepe dorëheqjen! Mijëra në marshimin protestë nëpër rrugët e Tiranës

VIDEO/ Zjarri në Kapshticë del jashtë kontrollit, flakët afrohen drejt rrugës nacionale

14:01, 21/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një zjarr masiv vijon të jetë aktiv në zonën e Kapshticës, duke përfshirë me shpejtësi një sipërfaqe të konsiderueshme të pllajës së malit. Temperaturat e larta dhe era e fortë kanë favorizuar përhapjen e flakëve, të cilat tashmë po afrohen në mënyrë të rrezikshme pranë rrugës nacionale Kapshticë-Bilisht.

Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po përpiqen të frenojnë përhapjen e zjarrit edhe me mjete rrethanore, por situata duket se po përkeqësohet. Sipas informacioneve paraprake, ndërhyrja ka nisur në kohë, por intensiteti i erës ka bërë që zjarri të dalë jashtë kontrollit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se tashmë pjesa më e madhe e hapësirës mes Vërnikut dhe Kapshticës është përfshirë nga flakët. Rreziku më i madh mbetet afrimi i flakëve drejt arterieve rrugore dhe zonave të banuara, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë segment.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco