Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta: Rama jepe dorëheqjen! Mijëra në marshimin protestë nëpër rrugët e Tiranës

Vendimi i dyshimtë i kryepolicit Proda/ Liroi të kërkuarin, Ulian Shpatarakun e gradon drejtor policie në Korçë

13:15, 21/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka emëruar Ulian Shpatarakun në krye të drejtorisë rajoneve të policisë në Korçë. Ndërkohë që ky person u pezullua nga detyra, pasi nuk arrestoi të kërkuarin ku ka sherbyra ne Elbasan.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, promovoi së fundmi në postin e drejtorit të Policisë së Korçës oficerin Ulian Shpataraku, një individ me të shkuar tejet problematike.

Në vitin 2023, Shpataraku ishte në postin e shefit të Anti-drogës në Policinë e Elbasanit, kur u pezullua nga detyra me vendim gjykate, nën dyshimet e shpërdorimit të detyrës.

Pezullimi i tij nga detyra u transmetua me bujë edhe nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Nga hetimet e asaj kohe, rezultoi se Shpataraku kishte liruar në mënyrë të kundërligjshme Endrit Filjan, një person i shpallur në kërkim për shfrytëzim ambientesh për përdorim të lëndëve narkotike.

Filja ishte shpallur në kërkim policor në gusht të vitit 2022. Rreth 3 javë më pas, ai u vetëdorëzua në zyrën e Uluan Shpatarakut. Ky i fundit, pasi e mori në pyetje, e lejoi të largohej i qetë, pa i vendosur prangat.

Madje, këto veprime ai ka tentuar t’i mbulojë, duke detyruar një vartësen e tij të nënshkruajë proces-verbalin përkatës të marrjes në pyetje të personit të dyshuar dhe urdhrin e lirimit, megjithëse oficerja nuk kishte kryer asnjë veprim dhe nuk kishte dijeni se çfarë veprimesh kishte kryer shefi i saj, Shpataraku.

Pas marrjes së këtij informacioni, Prokuroria e Elbasani lëshoi menjëherë urdhër-arresti për Endri Filjan, megjithëse ky i fundit nuk u arrit të gjendej. Ndërkohë, prokurorët morën nga gjykata vendimin për pezullimin nga detyra të Shpatarakut.

Vendimi i pezullimit të Shpatarakut u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, në janar të vitit 2023.

Por, pasi kaloi disa kohë, mesa duket Shpataraku arriti të heqë masën e pezullimit nga detyra dhe u rikthye më i fuqishëm në Policinë e Elbasanit. Ai u caktua drejtor i qarkut, menjëherë sapo paraardhësi i tij, Ilir Proda, mori postin e kryepolicit të vendit, në vjeshtën e vitit 2024.

Tashmë, Ulian Shpataraku u transferua si drejtor në Policinë e Korçës, megjithëse shkeljet e tij në rastin e lirimit të të kërkuarit për drogë ishte tërësisht flagrante.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco