Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Zjarri masiv në Shkopet rrezikon banesat/ Digjet pylli me pisha të zeza, situatë alarmante edhe në Parkun e Lurës

Zjarri masiv në Shkopet rrezikon banesat/ Digjet pylli me pisha të zeza, situatë alarmante edhe në Parkun e Lurës

09:42, 21/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një zjarr masiv ka përfshirë luginën e Shkopetit, duke djegur disa hektarë pyje me pishë të zezë dhe duke rrezikuar infrastrukturën strategjike dhe banesat. Flakët janë aktivizuar që në pasditen e së shtunës dhe kanë vazhduar me intensitet gjatë së dielës.

Pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve nga bashkitë Kurbin dhe Mat, forcave të armatosura dhe shërbimit pyjor, zjarri nuk u arrit të vihej nën kontroll për shkak të terrenit të thepisur dhe bimësisë së dendur.

Pasditen e së dielës, ndërhyri helikopteri i Ministrisë së Mbrojtjes, duke arritur të izolojë një pjesë të vatrës së zjarrit. Megjithatë, në orët e mbrëmjes flakët u përhapën në anën tjetër të malit, duke zbritur mbi digën e hidrocentralit të Shkopetit dhe pranë zonave të banuara.

Ndërhyrja nga toka u vlerësua si e pamundur për shkak të terrenit të vështirë dhe rrezikshmërisë së lartë.

Situatë alarmante paraqitet edhe në Parkun Kombëtar “Lurë – Mali i Dejës”, ku zjarret kanë shkrumbuar dhjetëra hektarë pyje me pishë të zezë dhe ah, për të dytën javë me radhë. Përhapja e flakëve vazhdon, ndërsa autoritetet janë në gatishmëri për të shmangur dëme të mëdha mjedisore dhe materiale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco