Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Zjarret në Korçë/ Flakët përhapen drejt zonës kufitare, si paraqitet situata në terren

Zjarret në Korçë/ Flakët përhapen drejt zonës kufitare, si paraqitet situata në terren

08:49, 21/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Flakët e zjarrit kanë shpërthyer gjatë natës në fshatin Vernik në drejtim të zonës kufitare dhe territorit grek, Nj.Adm Qendër Bilisht, Bashkia Devoll.

Burime bëjnë me dije se vatrat aktive, njëra në një zonë të gjelbër mbi fshatin Dishnicë në bashkinë Korçë dhe tjetra mbi fshatin Vernik në bashkinë Devoll pranë territorit në kufi me Greqinë, sot paraqiten me intensitet të ulët dhe grupet janë në terren prej orës 5:00 për t’i neutralizuar duke përfituar sa të munden nga temperatura më e ulët e orëve të para të mëngjesit.

Vatrat e zjarrit pranë territorit në afërsi të pikës kufitare Kapshticë që u bë prezent mbrëmë gjatë darkës janë fikur aktualisht, por aktive ngelet ende territori i gjelbër afër fshatit Vernik, nga ku vatra u ndez dje dhe u përhap më vonë pranë pikës doganore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco