Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

E trishtë/ Humb jetën në një aksident në Athinë, 22-vjeçarja nga Vlora

E trishtë/ Humb jetën në një aksident në Athinë, 22-vjeçarja nga Vlora

21:33, 20/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident tragjik ka tronditur komunitetin e Dukatit dhe më gjerë.

Ditën e djeshme, në Athinë, një aksident automobilistik i mori jetën një vajze të re, vetëm 22 vjeçe.

Izabela Kuteli, me origjinë nga Dukati i Vlorës, humbi jetën në mënyrë të parakohshme, duke lënë pas dhimbje të thellë tek familjarët, miqtë dhe gjithë ata që e njohën.

E re, e bukur, plot jetë e ëndrra, Izabela u shua në një mëngjes të rëndë për të gjithë ata që e deshën. Fati i saj i pamëshirshëm i ndërpreu rrugën në mes, duke i prerë krahët asaj që njihej si një vajzë e dashur dhe rrezatuese për të gjithë.

Familjarët, bashkëfshatarët dhe miqtë kanë ndarë mesazhe prekëse ngushëllimi në rrjetet sociale, ndërsa dhimbja për humbjen e saj ka bashkuar zemrat e të gjithëve në këtë moment zie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco