Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Divjakë/ E zuri poshtë traktori..., ndërron jetë 62-vjeçari

Divjakë/ E zuri poshtë traktori..., ndërron jetë 62-vjeçari

17:41, 20/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 62 vjeçar nga Divjaka ka humbur jetën ditën e sotme pas aksidentit me mjetin e tij bujqësor. 

Sipas raportimeve për mediat, Maliq Meta ka qenë duke lëvizur në rrugën e parcelave kur në një moment ka humbur kontrollin e mjetit  duke u përmbysur në kanal.

62 vjeçari është bllokuar në mjet dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Edhe pse janë afruar menjëherë bashkëfshatarët e tjerë për t’i dhënë ndihmë nuk kanë arritur ta shpëtojnë.

Divjakë/ Informacion paraprak

Në datë 20.07.2025, shtetasi M. M., 62 vjeç, duke punuar në një tokë arë me një mjet bujqësor, dyshohet se aksidentalisht mjeti është përmbysur dhe për pasojë 62-vjeçari ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco